HomeKronike

Artan Hoxha flet për “Haklajt” në Tropojë: “Që aty nisi ai skenari i përgjakshëm që terrorizoi vendin”!

Artan Hoxha flet për “Haklajt” në Tropojë: “Që aty nisi ai skenari i përgjakshëm që terrorizoi vendin”!

Gazetari Artan Hoxha, ka folur për ngjarjet terrorizuese të ndodhura kohë më parë në Tropojë.

Ai ka folur për kohën ku Fatmir Haklaj, një oficer komisariati, u kthye në një terrorizues për Tropojën.

“Sigurisht që ngjarjet janë të zhvilluara kur Fatmiri ka qenë shef komisariati me gradën major. Kjo është një intervistë e dhënë për vitin e ri 1998. Kishte 6 muaj që ishte shef komisariati. Dhe menjëherë pas kësaj interviste në 5 janar vritet vëllai i tij, në datën 9 vritet një oficer në komisariat. Që aty nisi ai skenari i përgjakshëm”, tha Hoxha për Opinion.