HomeKronike

Artan Hoxha publikon bisedën e plotë mes Emiljano Nuhut dhe nipit të deputetit socialist

Artan Hoxha publikon bisedën e plotë mes Emiljano Nuhut dhe nipit të deputetit socialist

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “45 Minuta” në Report TV ka publikuar bisedën mes nënkomisarit Emiljano Nuhu dhe nipit të deputetit, Rrahman Rrahja.

Biseda e tyre është zhvilluar në datat 26 dhe 30 korrik.

 

Nënkomisari Nuhu në videon e publikuar pohon se është kërcënuar me jetë nga vëllai i deputetit në datën 27 korrik, ndërsa në bisedën e mëposhte rezulton se ai ka komunikuar me nipin e deputetit normalisht edhe në datën 30.

Biseda datë 26.07.2018

Nuhu: O vëlla ca po bën? Hajde pak në Tr te Casaitalia

Nipi i deputetit: Ok. Po nisem që tani. Për pak.

Nuhu: Ok

Nipi i deputetit: Në Rinas jam, rrugës

Nuhu: Tek Boloilpas Casaitalias tak.

Nipi i deputetit:Këtu kam se nuk kam bateri më. Mu fik.

Biseda datë 30.07.2018

Nipi i deputetit: Si je? Si kalon?

Nuhu: Mirë si je ti?

Nipi i deputetit: Mirë flm. A ke qen ti sot ke posta në Fushë-Krujë që ke, marrë në pyetje atë vajzën apo mora vesh gabim? Se më tha ajo që ishte filani?

Nuhu: Po unë isha

Nipi i deputetit: Po spo kuptoj. Çke me ne. Ku mund të takoj.

Nuhu: Hajde më tako në Tiranë. Asgjë nuk kam.

Nipi i deputetit: Ku të vi?

Nuhu: Hajde te Unaza e re. Je afër.

Nipi i deputetit: Te Vasil Shanto jam po vij.

Nuhu: Apo ta lem më vonë se tani u ktheva nga puna.

Nipi i deputetit: 5 minuta takoj aty në rrugë. Po vij.

Nuhu: Ok hajde te vila L. E di.