HomeAktualitetKronike

Artan Hoxha tregon si e njeh Arben Krajën, shkodranin që hetoi Lulzim Bashën dhe tani do drejtojë SPAK-un: Ka një pikë kontakti me peshqit e mëdhenj

Artan Hoxha tregon si e njeh Arben Krajën, shkodranin që hetoi Lulzim Bashën dhe tani do drejtojë SPAK-un: Ka një pikë kontakti me peshqit e mëdhenj

Gazetari Artan Hoxha tha se Arben Kraja ka qenë hetues në kohën e diktaturës.

“Ky kur ka nisur punën, në ‘87 ka mbaruar Fakultetin Ekonomik. Pastaj ka bërë Juridikun. Kraja ka një veçanti, ka një pikë kontakti me këto peshqit e mëdhenj. Nga marsi i 2001 deri në 2002 ai ka qenë drejtor i Strukturës Anti-korrupsion të Ilir Metës, kur ka qenë kryeministër.

Tek çështja me Bashën, ka patur dosjen Durrës-Kukës. Si drejtues ai ka eksperiencë të gjatë, mes këtyre (8 anëtarët e SPAK) ai më duket me elokuenti”, tha gazetari Hoxha.