HomeAktualitetKronike

Arti në zi! Ndahet nga jeta artisti i njohur shkodran

Një artist i madh është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Bëhet fjalë për autorin e “Gryka e kaçanikut”, “Ky marak” etj, Paulin Shtjefeni.

Vdekja e tij është një humbje e madhe për artin shqiptar, i cili u pasurua nga veprat e Shtjefenit.

Ai ishte autor tekstesh këngësh, pjesëmarrës si dhe fitues i çmimeve të para në 19 festivale kombëtare të këngës për fëmijë.

Në vitin 2008, ai botoi një libër me krijimet e tij, të quajtur “Një zarf me karajflila.”