HomeAktualitetKryesore

Artistët “tallashexhinjë dhe molexhinjë”, i kërkojnë shtetit të bëjnë si të duan ata, në pronë të tij… sepse ua kërkon Basha!

Artistët “tallashexhinjë dhe molexhinjë”, i kërkojnë shtetit të bëjnë si të duan ata, në pronë të tij… sepse ua kërkon Basha!

Tufa e artistëve “të mërzitur”, pse do aktrojnë në një godinë moderne dhe parametra europiane, ndryshe nga karakatina e vjetër, ku thaheshin së ftohti të gjithë dhe ku mola “hante” veç kostumeve të tyre edhe artistët, me sa duket, nuk është pritur mirë edhe nga sindikatat e artistëve.

“Daltonizmi” i tyre i pajustifikuar dhe kur gjithçka u duket gri, e ka një shpjegim: Sindikalistët dhe artistët, i janë bashkuar Bashës së sterrosur!

Një foto e publikuar pak ditë më parë, shpjegon arsyen e takimit dhe “mllefit” të Sindikatës së Artistëve, sipas derektivave të kryetarit të PD.

Drejtuesit e kësaj sindikate, Kastriot Çipi dhe Alert Çeloaliaj, janë thirrur në Komisionin e Kulturës dhe Medias për çështjen e ndërtimit të Teatrit Kombëtar.

Çipi dhe Çeloaliaj, janë sqaruar fillimisht me Bashën, për të inskenuar të gjithë hatërmbetjen me sipërmarrjen për ndërtimin e teatrit të ri, pronë e shtetit dhe e shfrytëzuar prej dekadash nga “nostalgjikët e tallashit dhe molës”.

Sot, tallashexhinjtë dhe molexhinjtë, i kërkojnë me ngulm shtetit, pasi marrin direktiva nga kryetari i PD, të mos ndërtoj teatër në pronën e tij, edhe budallallëkun e tyre e proklamojnë dhe nëpër media dhe komisione parlamentare.

Për dijeninë e artistëve tallashexhinjë, një këshillë nga redaksia: Mos u besoni shumë premtimeve të Bashës, se do ju bëj drejtorë, deputetë, ministra dhe artista, sepse ai gënjen edhe për moshën e tij… por dhe në e past premtimin të vërtetë, ka më shumë mundësi SHQUP-i të bëhet një tjetër teatër i ri, se sa të realizohen endrrat e tij!

Ndaj, bëni atë që dini më mirë, e këtu flas për artistët e vërtetë: Na zbukuroni shpirtin dhe na kënaqni me punën tuaj, siç keni bërë deri tani!/Ekskluzive.al