HomeAktualitetDebat

Arvizu mesazh thumbues për “fitoren” e Bashës: Besoj se tani republikanët kanë nevojë për Arben Ristanin!

Arvizu mesazh thumbues për “fitoren” e Bashës: Besoj se tani republikanët kanë nevojë për Arben Ristanin!

Emisioni “Real Story” i gazetarit Sokol Balla, në News24, kishte mbrëmjen e sotme në fokus procesin zgjedhor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë diskutimit me të ftuarit në studio mbi deklaratat e Presidentit Donald Trump dhe epërsinë në vota të kundërshtarit të tij, Joe Biden, moderatorit Sokol Balla i ka mbërritur një mesazh live nga SHBA.

Ishte ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, që i shkruante Ballës me humor se “Besoj që republikanët tani kanë nevojë për ndihmë nga Arben Ristani”.