HomeAktualitetDebat

As “ndihma” e Dionisis Fredis Belerit nuk i’u bën punë

As “ndihma” e Dionisis Fredis Belerit nuk i’u bën punë

Në ditën e dytë të përballjes në komitetin e stabilizim asociimit BE-Shqipëri, formacionit të opozitës i erdhi në ndihmë edhe ish-kandidati i saj tashmë eurodeputet grek, Alfred Beleri.

Ai gjatë fjalës së tij, i qau hallin Berishës e Ilir Metës.

Madje, dhe Erion Veliajt.

“Në Shqipëri sistemi i drejtësi është i kapur nga të njëjtët persona që po përpiqen ta reformojnë, qeveria e tanishme.

Qeveria nëpërmjet gjyqësorit ja ka arritur të mbajë nën presion Berishën, udhëheqësin e opozitës.

Meta është në burg dhe kryetari i bashkisë së Tiranës është arrestuar.

Ata kanë arrestuar Veliajn për atë që ka bërë gruaja e tij, jo për krime të tjera që kanë lidhje direkte me kryeministrin e vendit.

Drejtësia është përdhosur në zgjedhjet e fundit.

P.sh rasti i zotit Gogu. Nuk u zgjodh deputet pasi në vend të tij u zgjodh një djalë, babai i të cilit kishte para të blinte vota”, tha Beleri.

Gogu, i pranishëm në sallë, iu përgjigj Belerit,

“Të gjitha pretendimet për situatën e zgjedhjeve në Shqipëri po shqyrtohen nga autoritetet përgjegjëse në Shqipëri. Vullneti i popullit do të jetë i patjetërsueshëm”, tha Gogu.

Ndërhyrja e Belerit, në fakt, nuk është se iu bëri ndonjë punë.

Ishin vetë aq radikalë në fjalimet e tyre, se nuk iu nevojitej ndihma e tij.