HomeAktualitet

Asnjë rezultat në raundin e parë! Caktohet vendi ku do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë

Asnjë rezultat në raundin e parë! Caktohet vendi ku do të mbahet raundi i dytë i bisedimeve Rusi-Ukrainë

Vetëm disa orë pas mbylljes së raundit të parë të bisedimeve mes delegacioneve të Ukrainës dhe Rusisë për zgjidhjen e krizës, palët kanë bërë me dije se ku do të mbahet takimi i radhës.

Sipas kreut të delegacionit rus, Vladimir Medinsky, delegacionet kanë rënë dakord që bisedimet e radhës të zhvillohen pas disa ditësh, kësaj here në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë.

Përpara se të shkojnë në këtë takim, të dy delegacionet do të bisedojnë me liderët e tyre pozicionimet dhe kërkesat e palëve në negociatat e zhvilluar në Bjellorusi.