HomeAktualitetDebat

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë për Vendimin e Kushtetuese që i pret rrugën SPAK: Sinjal i qartë për “dumanët” e përkohshëm se liria e medias nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë për Vendimin e Kushtetuese që i pret rrugën SPAK: Sinjal i qartë për “dumanët” e përkohshëm se liria e medias nuk është privilegj, por e drejtë kushtetuese

TIRANA- POSTIMI:

Mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Elton Qyno

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë përshëndet vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila me një vendim unanim konfirmoi se sekuestrimi i të dhënave kompjuterike të gazetarit Elton Qyno ka përbërë shkelje të lirisë së shprehjes dhe të të drejtës themelore të gazetarëve për të mbrojtur burimet e tyre të informacionit.

Ky vendim përbën një precedent të rëndësishëm kushtetues dhe një sinjal të qartë për institucionet e drejtësisë që liria e medias dhe mbrojtja e burimeve nuk janë privilegje, por të drejta themelore të garantuara nga Kushtetuta dhe Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Asociacioni rithekson se në çdo shoqëri demokratike, gazetarët duhet të jenë të lirë të kryejnë detyrën e tyre pa frikë nga ndërhyrjet shtetërore apo presioni për të zbuluar burimet.

AGSH mbetet e angazhuar në mbrojtje të çdo gazetari dhe në promovimin e një ambienti mediatik të lirë, të pavarur dhe të sigurt në Shqipëri.