HomeBlog

“Ata nuk pushojnë së bleri dhe shituri”! Juristi Romeo Kara nxjerr prapaskenat e forta politike: ‘Kafshët’ me dy këmbë…

“Ata nuk pushojnë së bleri dhe shituri”! Juristi Romeo Kara nxjerr prapaskenat e forta politike: ‘Kafshët’ me dy këmbë…

Juristi Romeo Kara përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë një panoramë të situatës në vendin tonë në 30 vitet e fundit.

Me ironi Kara shkruan se ‘kafshët me dy këmbë’ i trajtojnë si kafshë qytetarët e thjeshtë dhe pas çdo veprimi të tyre shohin vetëm interesat personale.

Postimi i plotë:

Cfare të thoshte Hygoi për sistemin tone politik?

Nese Hygoi do të ishte gjalle, patjeter qe për sistemin prezent politiko-shoqeror shqiptar do të thoshte:

Ky sistem, njeriun normal e ben deshtak, fytyren njerezore e perdhos, njeriut i jep tjeter pamje, aty ku Zoti ka vene hijeshine sistemi ve shemtine, aty ku Zoti ka vene persosmerine sistemi ve trashanine e cila për syte e ideatoreve të sistemit eshte persosmeria vete.

Sistemi eshte realisht nje perparim se prapthi, shembull i mahnitshem ecjeje në regres, “kafshet” me dy kembe ngrihen në pidestal, ndersa qytetareve te vertete iu rezervohet vetem vendi dhe trajtimi i kafsheve, duke kryer deri në detaj poshterimin e tyre.

Poshterimi i tyre eshte i barabarte me gjymtimin dhe gjymtimi i vazhdueshem ka cuar realisht në zhdukjen nga qarkullimi të dinjitetit si vlere njerezore.

Tek ky popull sistemi ka arritur t’a shuaje fare nga fytyra e tij figuren e Zotit, duke stimuluar vetem perbindeshat sherbetore të sistemit.

Popullit të thjeshte i lejohet vetem të vuaje dhe të zbavite oligarkine politike.

Ky sistem ka mbreterit e tij, qe sillen si të pagabueshem, edhe pse perdite bien në kundershtim me vetveten.

Gjithsesi ata nuk mund t’i trazoje njeri, ata vazhdojne të pejqejne vetem punen e tyre, t’i japin gjithmone të drejte vetes dhe t’a shohin vete ruajtjen e sistemit, si celesin e sigurise se mbreterimit të tyre.

Ata nuk pushojne se bleri dhe se shituri, sigurisht në radhe të pare interesat e popullit të sunduar prej tyre.

Asgje nuk eshte molle e ndaluar për ta.

Sistemi ua u siguron kete të drejte.

Ata jane sovrani i vertete dhe i vetem, zgjidhja e cdo gjeje, fillimi dhe mbarimi i fatit të popullit të tyre.

Pikerisht kjo eshte fatkeqesia e ketij populli, të cilin sistemi po e mban peng prej 30 vitesh.