HomeAktualitetKronike

Atentati në Shkodër shkon në tre numëri i të vrarëve: Mori plumb në kokë, ndërron jetë në spital edhe Arlind Bushati

Atentati në Shkodër shkon në tre numëri i të vrarëve: Mori plumb në kokë, ndërron jetë në spital edhe Arlind Bushati

Ndërron jetë në spitalin e Shkodrës Arlind Bushati njëri prej të plagosurve rëndë në atentatin e sotëm në lagjen Dobraç.

Më parë ndërroi jetë në vendngjarje Hamza Lici i cili ishte në një makinë me Bushatin.

Besohet se shënjestra e atentatit ishin të dy personat, teksa viktimë tjetër e kësaj ngjarjeje ishte një kalimtare, ndërsa bashkëshorti i saj është i plagosur rëndë.

‘Në vijim të informacioneve të dhëna më parë për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, ju informojmë se ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër, si pasojë e plagëve të marra edhe shtetasi Arlind Bushati, 32 vjeç.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.’, njofton policia.