HomeAktualitetKronike

Atentati pranë Aeroportit të Rinasit, viktima Gilmando Dani! I njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

Atentati pranë Aeroportit të Rinasit, viktima Gilmando Dani! I njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

Një atentat raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme në afëri të aeroportit të Rinasit. Report Tv ka siguruar pamje nga personat e qëlluar brenda në automjetin luksoz tip Benz me targë AB 099UO.

Në video shihet sesi policia thyen xhamin e automjetit me qëllim për t’i dhënë ndihmën e parë personave të qëlluar. Deri më tani raportohet se një person ka mbetur i plagosur dhe një tjetër i vdekur.

Viktimë e atentatit të ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit dyshohet se është Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. I plagosuri tjetër është me mbiemrin Muça. Makina është në pronësi të Elvis Kosovës dhe është e blinduar. Dy herë më parë mbeti i plagosur.