HomeAktualitetKronike

Atentati që tronditi Lushnjen ku mbeti i vrarë një biznesmen, zbardhen emrat e 4 të plagosurve, mes tyre një vajzë

Atentati që tronditi Lushnjen ku mbeti i vrarë një biznesmen, zbardhen emrat e 4 të plagosurve, mes tyre një vajzë

Bledar Muça, Judin Velo, Ervis Tafa dhe Sara Liçi janë 4 të plagosurit nga atentati me armë zjarri në Lushnje ku mbeti i vrarë Bledar Muça.

“Sot rreth orës 22:00, në një lokal në pedonalen e qytetit, është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi B. M dhe kanë mbetur të plagosur shtetasit J. V., 32 vjeç, E. T dhe S. L., 24 vjeçe të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thotë policia.