HomeAktualitetKryesore

Aurela nuk i ndahet Bashës! Nga se e ruan që rri tërë ditën në selinë e PD-së?!

Aurela nuk i ndahet Bashës! Nga se e ruan që rri tërë ditën në selinë e PD-së?!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, pak më herët, doli në një konferencë për mediat për çështjen e përgjimeve të publikuara nga “Bild”.

Në selinë e PD-së, kryedemokrati është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aurela, e cila nuk e lë për asnjë moment vetëm kryedemokratin.

Mesa duket Basha për çdo hap që bën konsultohet më gruan e tij.

Prokuroria lëshoi një thirrje për Bashën përsa i përket çështjes së lobimit në SHBA, çështje që vetëm ai, Aurela apo Kunati e dinë se çfarë kanë katranosur.

Gjithashtu dje qarkulloi lajmi për rrezikimin e jetës së Lulzim Bashës, mesa duket kjo është një tjetër arsye se përse Aurela ka qëndruar tërë ditën sot në SHQUP për ti dhënë kurajo bashkëshortit të saj duke i çuar edhe ndresa./CNA.al