HomeBota

Autobusi del nga rruga 2 km larg Sofjes: 15 persona humbin jetën, 27 të plagosur (Foto)

Autobusi del nga rruga 2 km larg Sofjes: 15 persona humbin jetën, 27 të plagosur (Foto)

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë u plagosën pasi një autobus doli nga rruga në Sofje të Bullgarisë.

Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të shtune në zonën midis Leskov Dol dhe Svoge, rreth 2 km larg Sofjes dhe mediat raportojnë se autobusi ishte me turistë.

Numri i viktimave dhe të plagosurve u konfirmua nga Ministri i Shëndetësisë Kiril Ananiev.

Sipas informatave fillestare, autobusi po lëvizte me shpejtësi të lartë, ndërsa edhe kushtet atmosferike nuk janë të përshtatshme për shkak të reshjeve të shiut.