HomeKronike

Autorët e vjedhjes së bankës në Koplik “terrorizojnë” banorët, policia nis kërkimet me helikopter

Autorët e vjedhjes së bankës në Koplik “terrorizojnë” banorët, policia nis kërkimet me helikopter

Janë zbardhur detaje të reja nga grabitja e ndodhur ditën e sotme në Koplik.

Nga burimet mësohet se autorët pasi kanë grabitur bankën kanë mundur të largohen drejt Hanit të Hotit me një makinë “Golf 3” që më pas i kanë vënë flakën. Pasi kanë djegur golfin autoret e grabitjes së bankës në Koplik kanë ndaluar një “Benz” kanë zbritur tre persona që ishin në “Benz” dhe u kanë grabitur edhe makinën.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se kanë nisur kërkimet edhe me ndihmën e një helikopteri për të rënë në gjurmët e autorëve.

Ndërkohë policia ka nisur marrjen në pyetje të 3 personave që grabitësit u morën makinën në rrugë.