HomeAktualitet

Autoriteti i Mediave Audiovizive merr masë për Top Channel

Autoriteti i Mediave Audiovizive merr masë për Top Channel

Big Brother VIP 2 ka dalë jashtë çdo pritshmërie. Ndonëse konsiderohet si emisioni më i ndjekur në Shqipëri, duket se aty po tejkalohet çdo etikë televizive nga banorët.

Në ditët e fundit një pjesë e mirë e tyre kanë shpërthyer në ofendime ndaj Luizit duke përdorur gjuhë të ashpër. Po ashtu Kejvina Kthella i ka gjuajtur me shuplakë këngëtarit.

Këto veprime kanë nxitur reagimin e AMA. Burime për “VIP Magazine” bëjnë të ditur se Autoriteti i Mediave Audiovizive i ka tërhequr vëmendje Top Channel-it.

“Neni 4: Parimet themelore per veprimtarine e transmetimeve audiovizive”, pika 2/d: “moslejimi i transmetimeve qe nxisin intolerancen ndermjet shtetasve” dhe 2/dh: “moslej imi i transmetimeve qe nxisin ose justifikojne dhunen“.

Neni 32: Rregulla te pergjithshme per ofruesit e sherbimeve mediatike audio dhe/ose audiovizive”, pika 4 “OSHMA-te nuk transmetojne programe me permbajtje qe te nxisin urrejtjen …. dhe çdo forme tjeter diskriminimi”, -thuhet në vërejtjen e AMA-s për Top Channel.