HomeBlog

‘Avionët me emrat e poetëve’/ Reagon vajza e Lasgush Poradecit: Le të pëllcasin llapaqenërit zoti kryeministër

‘Avionët me emrat e poetëve’/ Reagon vajza e Lasgush Poradecit: Le të pëllcasin llapaqenërit zoti kryeministër

Vajza e Lasgush Poradecit ka reaguar pas polemikave për vendimin e kryeministrit Edi Rama, që avionët e “Air Albania” të mbajnë emrat e shkrimtarëve të shquar, mes të cilëve edhe atë të babait të saj.

“Më shumë se sa gënjeshtra që i ka këmbët e shkurtra është zilia që e ka gjuhën e gjatë.

I ka pickuar gjarpri në vend të lik, zoti kryeministër me emrin e Lasgushit, të gjithë ziliqarët e këtij vendi.

Ata që nuk gëzohen dhe afirmojnë llafe të kota, as nuk e njohin Lasgushin.

Po ata që afirmojnë a konfirmojnë dot?

Llapaqenër që jeni mësuar vetëm me gjëra të ndyra dhe me sherre, vetëm shani sepse gjërat e bukura ja u helmojnë mendjen.

Le të pëllcasin Zoti kryeministër”, shkruan ajo.