HomeBota

Avioni përplaset dhe shpërthen në flakë, në mes të autostradës

Avioni përplaset dhe shpërthen në flakë, në mes të autostradës

Një kaos i vërtetë u kriju në një autostradë të Shteteve të Bashkuara, në të cilën një avion u përplas dhe shpërtheu në flakë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Kaliforni, ku piloti i avionit u përplas me trafikndarësen dhe ra.

Për fat të mirë avioni nuk është përplasur me asnjë makinë që po ecte në autostradë, ndërsa edhe poloti arriti të shpëtojë për mrekulli.

AT-6, i njohur ndryshe si North American T-6 Texan, u prodhua në vitet 1930 si një avion trajnimi për Forcën Ajrore Amerikane.

Ai u përdor gjerësisht për trajnimin e pilotëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera të Komonuelthit.

Ndërsa tani ishte pjesë e klubit të fluturimeve Condor Squadron. /k.k/noa.al/