HomeBota

Avioni turistik rrëzohet në Alpet e Zvicrës, policia: Nuk ka të mbijetuar

Avioni turistik rrëzohet në Alpet e Zvicrës, policia: Nuk ka të mbijetuar

Një avion zviceran i Luftës së Dytë Botërore, Ju-52 HB-HOT, i cili përdoret për udhëtime turistike u rrëzuar në zonën e Piz Segnas, në Alpe.

Në bordin e tij ndodheshin 20 persona, 17 pasagjerë dhe 3 ekuipazh, të cilët sipas policisë zvicerane kanë vdekur në gjithë.

Në fillim lajmi u bë i ditur nga kompania ajrore, e cila kishte publikuar një njoftim në faqen e saj në web dhe thuhej se  nga rrëzimi kishte edhe viktima.

“Edhe pse është shumë e trishtë për ne, duhet t’ju informojmë se një nga avionët tanë, Ju-52 ka pësuar një aksident. Mendohet të ketë viktima. Për momentin nuk kemi informacione të tjera”- shkruhej në faqen e internetit të kompanisë.

Aksidenti ka ndodhur ditën e shtunë, por është mbajtur i fshehtë deri mëngjesin e sotëm. Avioni i përkiste kompanisë zvicerane Ju-Air dhe ishte prodhuar ndërmjet viteve 1921-1952.

Kujtojmë që ditën e djeshme ndodhi në tjetër aksident, ku një avion i vogël u rrëzua në një pyll në Zvicrën qëndrore, ndërsa mbetën të vdekur katër anëtarët e një familjeje.