HomeAktualitetDebat

Avokat bën parashikimin se çfarë do ndodhë me Sali Berishën! Komedia për Saliun do të vazhdojë: Një komunistë do mbështetet për të rrëzuar një të persekutuar

Avokat bën parashikimin se çfarë do ndodhë me Sali Berishën! Komedia për Saliun do të vazhdojë: Një komunistë do mbështetet për të rrëzuar një të persekutuar

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën në selinë blu pas dorëheqjes së Lulzim Bashës. “Komedia për Saliun do të vazhdojë”, paralajmëron Ngjela në Facebook.

Postimi i Ngjelës

Komedia për Saliun do të vazhdojë.

Sot, pas tridhjet vitesh, në krye të Partisë Demokratike ka ardhur i pari i persekutuar në tri breza nga tirania komuniste në Shqipëri: Enkelejd Alibeaj

Të pushkatuar, të burgosur familjarisht dhe të internuar nga tirania komuniste.

Atëherë… sërish një komunist do të mbështetet për ta rrëzuar?… apo do të…

E Sali… si do të vijosh tani… me komedinë që ke kohë që po e luan?

Të shohim…. Hahahaha…

Ka ardhur shtresa që i takon drejtimi i së djathtës, Sali.

Por kam mendimin që komedia Berisha edhe mund të vijojë.

Ta shohim, për të qeshur, sigurisht…