HomeAktualitetKronike

Avokati grek i Kacifas del me deklaratë të fortë: Akuza kundër autoriteteve shqiptare

Avokati grek i Kacifas del me deklaratë të fortë: Akuza kundër autoriteteve shqiptare

Avokati i familjes së Konstandios Kaçifas që u vra nga RENEA në Bularat të Gjirokastrës tha për mediat greke se ai është lejuar ta shohë vetëm për 5 minuta trupin e klientit të tij.

Avokati tha se autoritete shqiptare po i mbulojnë provat e vrasjes dhe e vetmja gjë që ai mundi të shihte për të hedhur dritë mbi rrethanat si u vra minoritari ishte se plagët e të vrarit ishin qepur dhe trupi ishte larë.

Avokati V.Vougkouklakis është pajtuar nga familja Kaçifa për të zbuluar rrethanat se si u vra 35-vjeçari minoritar, nxitur nga dyshimet se vrasja ka qënë e qëllimshme.