HomeAktualitetDebat

Avokati i familjes “non grata” Genc Gjokutaj: “Pasionare Llapa” prishi heshtjen zgjedhore, nga ana tjetër partia e saj nuk cakton komisionerë

Avokati i familjes “non grata” Genc Gjokutaj: “Pasionare Llapa” prishi heshtjen zgjedhore, nga ana tjetër partia e saj nuk cakton komisionerë

Avokati Genc Gjokutaj, akuzon deputeten e Lulzim Bashës, Jorida Tabaku se prishi heshtjen zgjedhore në bashkinë e Vorës, ku kërkoi të votohej partia e saj.

Gjokutaj shkruan në Facebook, se qëndrimi i Tabakut është paradoksal, pasi partia e saj nuk caktoi komisionerë për zgjedhjet e ditës së sotme.

Genc Gjokutaj, ironizon Tabakun edhe sa i takon ‘hetimit’ që ajo i bëri aferës së inceneratorëve si kryetare e komisionit të posaçëm parlamentar.

Postimi:

“Pasionare Llapa pasi hetoi me “sukses” inceneratoret, sot ne diten e votimit prishi heshtjen zgjedhore duke bere thirrje ne favor te partise se saj! Nga ana tjeter nuk cakton komisionere! Pra nga hetimi i zonjes Pasionare rezulton se humbja e ish partise se saj do te kete 2 shkaqe:

1. Perçarja e shkaktuar nga Sali Berisha

2. Mungesa e komisionereve!

Ju lutem lereni kete zonje te flase pasi pas 2 dekadash ne politike i ka ardhur goja! Dhe nuk do te kete me mundesi te flase! It’s her happy hour!”.