HomeAktualitetDebat

Avokati i njohur flet për vdekjen e turistëve rus në Kavajë: Tragjedia u zgjodh enkas për Shqipërinë, kjo është arsyeja

Avokati i njohur flet për vdekjen e turistëve rus në Kavajë: Tragjedia u zgjodh enkas për Shqipërinë, kjo është arsyeja

Avokati Bledar Meminaj ka thënë se tragjedia që ndodhi në Qerret u zgjodh të bëhej në Shqipëri sepse trupa jonë nuk është përgatitur për të zbuluar ngjarje të tilla.

Në emisionin “Open”, Meminaj tha se grupi i hetimit duhet të përqendrohet tek hoteli për të zbuluar detaje rreth ngjarjes.

Bledar Meminaj: Është zgjedhur ndoshta enkas për Shqipërinë se nuk është përgatitur ende për të zbuluar të tilla ngjarje. Zbulimi ose akti i ekspertimit më i detajuar do të varen nga organi procedures, besoj se do të ketë grup ekspertësh për të dalë në rezultat. Shihet qartë se grupet tona të ekspertimit janë njohur me sasinë e klorit, me helmim, asfiksi.

Ne jemi para faktit që Shqipëria ka qenë para vendit të përfundimit të misionit.

Vendngjarja është aty ku duket, por në fakt këtu është përfundimi. I gjithë hoteli duhet të jetë prova kryesore ku grupi i hetimit të marrë provat.