HomeAktualitet

Avokati i njohur shpërthen ndaj Lulzim Bashës: U mbars mali dhe polli një mi! Ky rob me vlera është shumë poshtë liste, vetëm një aksident masiv për ata para e bën deputet

Avokati i njohur shpërthen ndaj Lulzim Bashës: U mbars mali dhe polli një mi! Ky rob me vlera është shumë poshtë liste, vetëm një aksident masiv për ata para e bën deputet

Partia Demokratike ka publikuar listën e plotë të kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit.

Për avokatin Altin Goxhaj, kjo listë është njësoj si në 2017, asgjë me vlerë.

“U MBARS MALI DHE POLLI NJË MI.. Njësoj si në 2017!
Asgjë me vlerë, përkundrazi, e njëjta erë 30 vjeçare kutërbon e të njëjtës histori..

Edhe lopa e kupto që kjo mender Listë Militantësh në karriket e mundshme fituese është veç forma më banale e riciklimit e të njëjtit politik 0 vjeçar dhe është prova më e qartë se Lyli vazhdon zhbërjen e çdo shansi për ta rrëzuar Ramën sps është mercenar i të njëjtit pronar!
P.s.

Gjths fitova bastin që një rob me vlera që e ka ndërtu profilin politik vetë në vite, në aksione patriotike, mjedisore, qytetare, por dhe në forume politike si miku im @Aulon Bej Kalaja është aq poshtë liste sa do duhej ndonjë aksident masiv për ata para që të bëhej deputet E dija që s’kishte asnjë shans sps nëse vlen, Lyli të këput në mes”, shkruan Altin Goxhaj.