HomeBlog

Avokati Romeo Kara: “Bonusi” për lindjen e hallexhinjve qe do të vijnë veçse t’i shton hallet!

Avokati Romeo Kara:  “Bonusi” për lindjen e hallexhinjve qe do të vijnë veçse t’i shton hallet!

Nga Romeo Kara

Fatkeqesisht, shqiptaret kane nevoje per bonus kur semuren dhe kur vdesin.
Shume pak jane ata, qe nuk stresohen për shpenzimet e mjekimit apo te varrimit.

Troç fare, na ka marre frika te semuremi apo te vdesim.

Nuk ka kenaqesi me te madhe dhe me perverse, se ajo e pushtetarit shqiptar, kur ben sehir me te semurin, qe lyp prej tij, ndihmen qe nuk e merr kurre.

Prandaj, qeveria te merret me te gjallet, qe nuk po ju zgjidh hall, pastaj te jape bonuse qesharake, per lindjen e hallexhinjve qe do te vijne.

Ka ardh dita, qe oligarket po e ndjejne, qe po ju sosin sklleverit dhe krahet e lire te punes, prandaj po e zgjidhin qesen, qe te bejne te mundur, shtimin e sklleverve te rinj.

Te pakten, te kopjojne oligarket korporative te perendimit, te cilet i dalin per zot skllavit, gjithe jeten, me strehim, veshje, ushqim dhe kujdes shendetesor dhe puna eshte nje stimul për ata, që duan t’ia shohin hajrin vetes.

Ajo politika e perendimit, ka kohe qe po na nxjerr nga halli edhe ne jetimeve te Shqiperise, edhe pse i kemi prinderit gjalle.