HomeBlog

Avokti Romeo Kara: Me ç’të drejt ndalohen gjysma e shqiptarve në emigrim të votojnë?!

Avokti Romeo Kara: Me ç’të drejt ndalohen gjysma e shqiptarve në emigrim të votojnë?!

Nga ROMEO KARA

Kam kohe qe them qe shqiptaret jashte atdheut perbejne pothuaj gjysmen e popullsise.

Dje ministri Majko pranoi qe votuesit jashte atdheut mund të jene në numer gjysma e votuesve total.

Sot une kam bindjen se ata jane pikerisht shumica.

Ne, pakica e ketushme, nuk kemi asnje të drejte t’u mohojme të drejten e shenjte të votes shumices qe ka sakrifikuar jashte cdo imagjinate, duke ndertuar jeten jashte vendit, por duke qene vendimtare me reminitancat e tyre në mbijetesen tone ketu.

Ata jo vetem duhet të votojne, por sigurisht edhe te votohen.

Prej tyre duhet të dali minimumi gjysma e parlamentit te ardhshem dhe gjysma e qeverise.

Ne ketu kemi shteruar me perzgjedhjet tona për delenxhinj, analfabete dhe karagjoze, të cilet jane bere gazi i botes me fjalimet e tyre qesharake në parlament.

Pa votimin e tyre dhe pa të perzgjedhurit e tyre, votimet nuk duhet qe të mbahen.

Asnje justifikim nuk duhet pranuar në lidhje me kete pike.

Tre parti, të cilat nuk kane se bashku as 30% të votave të pergjithshme, nuk mund të vendosin per pjesen tjeter.

Kurre mos u marrshin ato vesh ndermjet tyre dhe kurre ne nuk duhet të presim me dicka të vlefshme nga marreveshjet e tyre.

Ato tre parti nuk kane asnje te drejte morale dhe llogjike qe të administrojne votat dhe zgjdhjet e shqiptareve.

Komisioneret patjeter qe duhet të jene të pavarur. Kjo pike nuk duhet të diskutohet.

Si mund të hyjme në nje ndeshje të ndershme elektorale ku rregullat dhe komisioneret i vendosin ato qe jane pale, kane konflikt direkt interesi dhe jane perfolur dhe akuzuar tradicionalisht për vjedhjen e votave?

Nese nuk ndryshojne keto parametra atehere nuk do te ndryshoje statukuoja e krimit dhe korrupsionit në Shqiperi.

Nuk mund të kemi ndryshimet qe duam, po nuk ndryshuam avazin e zgjedhjeve.