HomeAktualitetDosja X

“Avullon” vera miliona euro e Ergys Agasit, në kërkim kushëriri për kontrabandë mallrash me akcizë

“Avullon” vera miliona euro e Ergys Agasit, në kërkim kushëriri për kontrabandë mallrash me akcizë

Një kantinë vere me vlerë miliona euro në vilën e Ergys Agasit është zhdukur, dhe kushëriri i tij, Eno Agasi, është shpallur në kërkim.

Agjentët e BKH-së konstatuan kantinën e verës dhe njoftuan doganat, të cilat vlerësuan një dëm prej 400 milionë lekësh nga mospagimi i akcizës. Për shkak të natës, malli u la në ruajtje në vilë, por gjatë natës dyshohet se Eno Agasi e ka marrë dhe ka hequr serverin e kamerave të sigurisë.

Eno Agasi është shpallur në kërkim për veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës, kontrabandë dhe magazinimin e mallrave pa autorizim. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar të gjitha detajet e këtij rasti.

Ndërkohë, Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri janë shpallur në kërkim nga SPAK për marrjen peng të biznesmenit Gerond Mece për të ndikuar në tendera. Mirlinda Karcanaj, drejtoreshë e AKSHI, dhe nënndrejtoresha Hava Delibashi janë vendosur në arrest shtëpie, ndërsa katër persona të tjerë janë nën masa më të lehta sigurie.