HomeAktualitetDebat

Azil në Hungari? Ilir Meta: Ata që duan të më arrestojnë, janë e armiq të Shqipërisë. Shumica e analistëve, paguhen nga krimi

Azil në Hungari? Ilir Meta: Ata që duan të më arrestojnë, janë e armiq të Shqipërisë. Shumica e analistëve, paguhen nga krimi

Ilir Meta është pyetur nëse i është afruar azil politik në Hungari.

“Ilir Meta, nuk ka arsye të kërkoj azil politik”, thotë Meta për Fax News.

Ai tha se “dëshira për të më arrestuar mua, është e armiqve të Shqipërisë”.

Gjatë intervistës, Meta tha se SPAK “nuk guxon asnjëherë ti përmendë emrin e Edi Ramës, në çështjen e inceneratorëve”.

‘Duke u ndalur te koalicioni me Edi Ramen gjatë periudhës 2013-2017, kreu i Partisë Lirisë tha:

“Ilir Meta kur ishte Kryetar Parlamenti, i prishte shumë punë Edi Ramës”.

Ai gjithashtu u ndal edhe tek zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke theksuar se “vullneti i popullit shqiptar, do të triumfojë në zgjedhjet e ardhshme”.

Meta e cilësoi Prokurorinë e Posaçme, një celulë terroriste.

Ndërsa kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin, presidenti i PL-së e quajti kreun e “celulës terroriste”.

“Absolutisht që në SPAK ka një celulë terroriste. Dhe Altin Dumani është kreu i kësaj celule. Në kuptimin e vërtetë pasi bën presion mbi gjykatat dhe tha publikisht dhe nuk e tha kot që afërmendsh që çfarë vendosim ne vendosin dhe gjykatat.

Shumë gazetarë nga këta që dalin dhe thonë jo Meta kështu dhe jo Berisha ashtu, këta janë në dosjet e ‘Metamorfozës’, janë në dosje të tjera dhe SPAK nuk i nxjerr, që numërojnë paratë e kriminelëve.

Studiot janë mbushur me njerëz që janë dënuar në të gjitha kohët për mashtrua, për grabitësa, për falsifikuesa etj. në Shqipëri në Kosovë në Belgjikë”-deklaroi Meta.