HomeAktualitet

Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani, bie ndjeshëm numri i kërkesave

Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani, bie ndjeshëm numri i kërkesave

Ndryshe nga pak vite më parë, duket se situata ka ndryshuar sa i përket shqiptarëve që largohen për të kërkuar azil në vendet e BE-së. Të paktën sa i përket Gjermanisë.

Sipas të dhënave më të fundit nga zyra Federale gjermane për Migracionin, vihet re një ulje e ndjeshme e shqiptarëve azilkërkues, krahasuar me vitet e fundit, ku vihet re një rënie e theksuar me mbi 60%.

Kështu, janë 741 shqiptarë që kanë aplikuar për azil në Gjermani në tre muajt të fundit të vitit 2018. Referuar këtyre të dhënave, rënia vazhdon konstante në rastin e shtetasve shqiptarë.