HomeAktualitet

“Babalja” Ervin Salianji në krye të PD-së. Lëvizje për t’i shpëtuar burgut si ‘kryetar opozite’?

“Babalja” Ervin Salianji në krye të PD-së. Lëvizje për t’i shpëtuar burgut si ‘kryetar opozite’?

Enkelejd Alibeajt komunikoi sot vendimin e tij për dorëheqjen nga posti i kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike dhe kreu i grupit parlamentar.

Ai tha se këtë vendim e ka marrë si shenjë përgjegjësie dhe reflektimi nga rezultati katastrofal i opozitëz në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

Tashmë me largimin e Alibeajt si kryetar i grupit parlamentare të PD-së, kryetar në detyrë do të jetë Ervin Salianji, deri në zhvillimin e mbledhjes së Këshillit Kombëtar të thirrur nga Gazment Bardhi.

I njohur si deputeti ‘Babale’, Salianji është dënuar me 2 vite burg. Salianji është në pritje të vendimit të Apelit.

Nëse Apeli konfirmon dënimin, Salianji do të shkojë në burg. Mbase kjo është edhe arsyeja se pse Salianji e ka pranuar këtë detyrë.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së do të vendoset dhe se kush prej nënkryetarëve të PD-së do të jetë kryetari në detyrë i partisë.

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj pas humbjes së thellë, në zgjedhjet vendore të 14 majit, zhvilloi një komunikim për mediat, ku edhe njoftoi largimin e tij nga drejtimi i partisë dhe po ashtu nga pozicioni si drejtues i grupit parlamentar.