HomeAktualitetDebat

“Balili”, Rama komenton reagimet e opozitës: Vazhdon avazi, ja pse kjo e sotmja i djeg posaçërisht

“Balili”, Rama komenton reagimet e opozitës: Vazhdon avazi, ja pse kjo e sotmja i djeg posaçërisht

Kryeministri Edi Rama ka komentuar reagimet e opozitës lidhur me prangosjen e Klement Balilit.

Shefi i qeverisë, ironizon duke thënë se zhvillimet e sotme nuk janë pritur pozitivisht nga forcat opozitare.

“Kur kapen janë ata që na kapin ne!

Kur dorëzohen jemi ne që u dorëzohemi atyre!

Kur nuk kapen jemi ne që s’i kapim dhe kur nuk dorëzohen janë ata që na e hedhin!

Ky është avazi opozitar prej 5 vitesh e gjysëm po kjo e sotmja u djeg posaçërisht, e s’kanë faj fare,as njëri as tjetri”, nënvizon Rama.