HomeAktualitetDebat

Balla tallet keq me Lulin: Partia Babalokratike na jep mend për ekonominë me ekuacionin 7×7=42

Balla tallet keq me Lulin: Partia Babalokratike na jep mend për ekonominë me ekuacionin 7×7=42

Në një dalje për mediat deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku tha se qeveria ‘’Rama’’ ka rritur të gjitha taksat në këto 5 vite, por menjëherë ka ardhur edhe reagimi nga Partia Socialiste.

Ka qenë kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i cili nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka postuar një foto ku ironizon Bashën, duke iu referuar gafës së kryedemokratit në Kuvend, kur tha se 7×7 bëjnë 42.

Statusi i Taulant Ballës në Facebook:

Partia Babalokratike foli sot për Ekonominë.

Pas 7×7=42, ja dhe zbulimi tjetër.