Ish-presidenti Bamir Topi, komentoi situatën në Partinë Demokratike, teksa u shpreh se kryedemokrati Sali Berisha ka shkatërruar opozitën.
Topi u shpreh në emisionin “Kjo Javë” se Sali Berisha ka shuar çdo zë të lirë ndërsa theksoi se nuk qëndron problemi tek monopolizimi i partisë por i sistemit.
“Berisha është vetë personi që ka shkatërruar në mënyrë sistematike opozitën. Çdo zë i lirë që ka tentuar të dalë është shuar.
Edhe manovrat për të punuar me krerë të partive të tjera të opozitës që kanë një jetë që janë aty si Berisha është tentativë për të monopolizuar një sistem.
E njëjta gjë ndodh në krahun tjetër kanë të njëjtat karakteristika. Politika është e lidhur me pushtetin. Lideri është shumë i rëndësishëm, por lider në një formacion demokrat. Nuk është problemi që ke monopolizuar një parti, por ke monopolizuar një sistem.
Mos mendoni ju që nuk kanë benefite këto të opozitës? Niveli më i ulët është kur e mendon një pozicion politik si një vend pune, ku ke benefite, rrogë, punë, influencë kjo është tradhtia më e madhe që iu është bërë demokratëve.”-tha ai.

