HomeDebat

Bamir Topi zbulon “trukun” e Berishës për non gratan e SHBA-ve: Është lojtar i vjetër në politikë

Bamir Topi zbulon “trukun” e Berishës për non gratan e SHBA-ve: Është lojtar i vjetër në politikë

sh-presidenti Bamir Topi u shpreh në një intervistë televizive se ish-kryeministri Sali Berisha është një lojtar i vjetër në politikë.

Topi tha se do të kthehet në krye të PD-së për tu bërë një interlokutor me SHBA-të, pasi ata do të vijnë dhe do të respektojnë me këtë cilësi.

Topi: Berisha është një lojtar i vjetër në politikë e di se duke u kthyer në krye të PD-së, që po e merr përmes strukturave legjitime, pasi ata e mbështesin. Kjo tentativë për tu thënë të tjerëve që ejani dhe konkurroni sepse do të jetë garë, e kj është një tentativë e panevosjhme. Nuk mund ta garojë garën një person që merr pjesë në garë.

Berisha duke u bërë kryetar i PD-së kthehet në interlokutor dhe e di se bota politike funksionon edhe në një bazament diplomatik. Kjo do të thotë se nëse je kryetar i institucioni të tjerët që vijnë do të respektojnë me këtë cilësi.

Se si do të përshkallëzohet situatë me SHBA-të, ata e kanë thënë dhe kjo mund të përkeqësojë klimën e PD-së dhe mundësitë e saj për tu kthyer në pushtet.