HomeAktualitet

Banorët e ‘Unazës së Re’, në zyrat e ARRSH për të marrë shpronësimet

Banorët e ‘Unazës së Re’, në zyrat e ARRSH për të marrë shpronësimet

Banorët e “Astirit”, banesat e të cilëve preken nga zgjerimi i “Unazës së Madhe”, janë ndarë në dy pjesë.

Disa prej tyre dalin çdo ditë në protestë, duke bllokuar rrugën e duke shkaktuar kaos në trafik, ndërsa pjesa tjetër i janë drejtuar institucioneve për të nisur procedurat e shpronësimit.

Report Tv ka siguruar edhe fotot e momentit të takimit të banorëve me kreun e ARRSH, Afrim Qendro.

Mësohet se pranë zyrave të ARRSH janë paraqitur 36 persona për të kërkuar dëmshpërblim për objektet e tyre që preken nga zgjerimi i “Unazës së Madhe”.