HomeAktualitet

Basha: Bashkim Fino ishte zëri i rëndësishëm për stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit

Basha: Bashkim Fino ishte zëri i rëndësishëm për stabilitetin politik dhe shoqëror të vendit

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-kryeministrit, Bashkim Fino.

Në një mesazh në “Twitter” Basha shprehet i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.

“Me trishtim mësova lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit, ish-ministrit dhe ish-deputetit Bashkim Fino.

Jam i bindur se kontributi i Bashkim Finos në politikën shqiptare do të vlerësohet gjithmonë si një zë i rëndësishëm për stabilitetit politik & shoqëror të vendit.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Fino dhe të gjithë të dashurve të tij. U prehtë në paqe!”- shkruan Basha.