HomeAktualitet

Basha braktis opozitën/ Arratiset drejt Hollandës

Basha braktis opozitën/ Arratiset drejt Hollandës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha si gjithmonë pushimet e fundjavës i fillon që të premten.

Ndërkohë që situata politike në vend është mjaft e nxehtë, burime për CNA.al bëjnë të ditur se kryetari i PD, Lulzim Basha prej ditës së djeshme është “arratisur” drejt Hollandës, për të ujitur tulipanët dhe për të ajrosur shtëpinë, duke braktisur kështu opozitën.

Sot është njoftuar se ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka dhënë dorëheqjen, ndërsa kreu i opozitës reagon nga Hollanda. Ashtu si Rama që fshihet pas rrjeteve sociale, duke njoftuar largimin e Xhafajt nëpërmjet një postimi, edhe Basha ka zgjedhur të fshihet po pas rrjeteve sociale, për të reaguar për largimin e Xhafajt.

Për më tepër, paturpësisht Basha e cilëson dorëheqjen e Xhafajt si fitore, pasi ky i fundit në fakt kaloi dy herë mbi trupin e tij. Dy herë Basha paralajmëroi se Xhafaj do hynte në zyrën e ministrit të Brendshëm vetëm nëse kalonte mbi trupin e tij, por në fakt të dy herët Xhafaj kaloi mbi trupin e Lulit dhe shkoi i qetë në zyrë.

LEXO EDHE:  Berisha flet hapur/ Tregon për kë e shiti Rama, Xhafajn
Por, ka edhe një detaj. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha thotë se “Largimi i Xhafajt është fitore për pastrimin e politikës nga krimi”, por deri në këto momente askush nuk ka njoftuar që Xhafaj do të largohet nga politika. Rama ka njoftuar vetëm dorëheqjen e Xhafajt si ministër i Brendshëm./CNA.al