HomeAktualitetDebat

Basha e “dogji” si kandidat për deputet, Salianji “shigjeton” ish qeveritarët e PD: S’kam përfituar as jam konsumuar në pushtet, vetëm kam sakrifikuar

Basha e “dogji” si kandidat për deputet, Salianji “shigjeton” ish qeveritarët e PD: S’kam përfituar as jam konsumuar në pushtet, vetëm kam sakrifikuar

Ervin Salianji reagon per here te pare ne lidhje me lenien jashte listave te kandidateve per deputete nga ana e komisionit te verifikimit.

Salianji “shigjeton” ish qeveritaret e PD, ku ne menyre indirekte i kujton se ka qene ne majat e pushtetit, ndersa ai nuk ka konsumuar asgje por vetem sakrifikuar!

“Beteja e gjatë opozitare më ka shërbyer të kuptoj se cili person dua të jem në politikë.
Unë nuk kam përfituar dhe as jam konsumuar në pushtet. Kam sakrifikuar e investuar fort në betejën opozitare .

Falë kësaj beteje mbështetja masive e demokratëve nuk më ka munguar në asnjë hap të rrugëtimit politik.
Në zgjedhjet e fundit me mirënjohje pohoj se isha më i vleresuari nga anëtarësia e Partisë Demokratike.

Po aq me mirënjohje përmend rezultatin më të mirë që ka marrë PD në zgjedhjet e fundit parlamentare në qarkun ku garova falë mbeshtetjes tuaj dhe të qytetarëve.
Për këtë dhe vetëmbesimi dhe forca mbështetet tek ju, si vlerësuesit më të rëndësishëm e legjitim.

Për këtë misioni im është një dhe i vetëm, demokratët të jenë fitues. #ditëmëtëmira”, deklaron Salianji.