HomeAktualitetDebat

Basha e lidhja me oligarkët! Shpjegimi “qesharak dhe bindësi” i Dash Shehit: Kreu i PD i trajton si fenomen, teorikisht. Ja pse s’përmend emra

Basha e lidhja me oligarkët! Shpjegimi “qesharak dhe bindësi” i Dash Shehit: Kreu i PD i trajton si fenomen, teorikisht. Ja pse s’përmend emra

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar pasditen e sotme në “Top Talk”, është pyetur dhe për oligarkët dhe se pse kryetari i PD-së nuk i deklaron emrat e tyre.

“Nuk është në detyrë të kryetarit të partisë të thotë emrat e oligarkëve.

Emrat e oligarkëve duhet t’i thonë ata që merren me hetimet, prokurorët, opinionistët, gazetarët, jo Basha.

Ne e trajtojmë luftën me oligarkët si fenomen, nuk merret kryetari i partisë me personin, sepse do të quhej ndërhyrje”, deklaroi Shehi.

Sipas Shehit, gjysma e zyrtarëve të qeverisë Rama janë ndërtues dhe biznesmenë dhe kjo jo rastësisht sepse “kryendërtuesi është vetë kryeministri”.

Megjithese “plani teorik” i fenomenit nuk e ka penguar Bashen te “zbrese” dhe ne praktike, ku sipas Topallit dhe Veliajt ka perfituar 2-4 vila nga oligarket qe nuk u permend emrat!

Shehu gjithashtu shtoi se brenda javës të ardhshme do të publikohen listat e kandidatëve.

Sipas tij, programi po shkon drejt krijimit të dy listave dhe kandidati i përbashkët për kryeministër nga opozita e bashkuar është Lulzim Basha.