HomeAktualitet

Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD! Kreshnik Spahiu zbulon planin e fshehtë të Sali Berishës: Amerikanët e kanë të vështirë ta kuptojnë…

Basha e përjashtoi nga grupi parlamentar i PD! Kreshnik Spahiu zbulon planin e fshehtë të Sali Berishës: Amerikanët e kanë të vështirë ta kuptojnë…

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka reaguar pas vendimit të bujshëm të Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së Sali Berishën.

Spahiu shkruan se e gjithë kjo është një lojë e Berishës.

Lulzim Basha merr vendimin e bujshëm, largon Sali Berishën nga grupi parlamentar i PD
Postimi i Spahiut

BASTI IM:

Berisha sapo u largua nga Partia Demokratike.

“Do, bëj sikur largohet…..”

Të gjithë më kritikonit që: “Berisha nuk tërhiqet”

Statusi i plotë pak ditë më parë i Spahiut

Berisha këto ditë, do bëjë sikur largohet nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, por do e komandoj sërish partinë.
Ai do bëjë sikur do dalë deputet i pavarur por në të vërtet do jetë sërish kryetar.

– Kështu ka bërë Fatos Nano duke e komanduar PS nga burgu i Tepelenës.
– Kështu ka bërë Ilir Meta duke e komanduar LSI nga presidenca.
– Kështu bëri Sali Berisha kur u zgjodh president 1993 dhe vuri Tritan Shehun kryetar të PD.

Gjithë jetën e tij “ka bërë sikur është larguar”, por realisht ka 30 vjet që është kryetar faktik.
Ashtu bëri edhe në 2013 sikur u largua.

Sërish do tallet me amerikanët: Do bëjë sikur largohet nga grupi parlamentar, ndoshta mund largohet edhe si deputet, por ai do e komandoj PD edhe nga Gjiri Lalzit. Madje, madje edhe po ta burgosin, ai e ka organizuar pazarin me Lulzimin që ta kontrrollojë partinë nga dhomat e izolimit.

Amerikanët e kanë të vështirë ta kuptojnë, që në Shqiëri kryetari partisë mendon trashëgiminë e partisë edhe pas vdekjes, që mos i dalë investimi përtej rrethit të fëmijve dhe mbesave.

Lulzim Basha është investimi familjes tij, për ditët e tyre më të këqija. Ata e kishin menduar mirë, që do vinte ky moment.
Ajo parti ka ADN e Sali Berishës dhe genetika nuk ndryshon me transplant, e jo më me dorëheqje.
Amerikanët mund ta largojnë Sali Berish?n nga parlamenti, por do e kenë të pamundur ta largojnë si kryetar de facto të Partisë Demokratike.

Prandaj jam i sigurtë, që këtë javë ai “do bëjë sikur tërhiqet”

Ruajeni këtë mesazh si provë…..