HomeAktualitetKronike

Basha hedh vrerë sërish SHBA-BE: Ndërkombëtarët mbyllin gojën përpara narko-shtetit!

Basha hedh vrerë sërish SHBA-BE: Ndërkombëtarët mbyllin gojën përpara narko-shtetit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar sërish përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë si bashkëpërgjegjës për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në një postim në Twitter, Basha akuzon qeverinë për pastrimin e parave të pista, ndërsa bën përgjegjës edhe përfaqësitë ndërkombëtare në Tiranë për heshtje.

“Mos e humbisni këtë shpjegim të qartë se si kryeministri dhe Narco Mafia shqiptare përdorin shtetin e kapur për të pastruar paratë e drogës dhe korrupsionit, ndërsa fatkeqësisht, përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Tiranë, bashkëpërgjegjës për asgjësimin e Gjykatës Kushtetuese”, shprehet Basha.