HomeAktualitetDebat

Basha i kërkon ndihmën zyrtares amerikane t’i bëj vetting politikanëve… por përpara t’i sqaroj zonjës paratë e financimit rus

Basha i kërkon ndihmën zyrtares amerikane t’i bëj vetting politikanëve… por përpara t’i sqaroj zonjës paratë e financimit rus

‘Lidhjet e politikës me krimin janë kthyer në shqetësimin kryesor në vend sepse sot kriminelë dhe banda të rrezikshme kontrollojnë qeverisjen dhe përfitojnë shumicën e parave dhe aseteve publike’. Kreu i PD-së Lulzim Basha i është ankuar Zv. ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit, Elisabeth Millard në takimin e zhvilluar mesditën e sotme.

Kreu i opozitës e njohu Elisabeth Millard me nismën e opozitës për vettingun e politikës, që sipas tij synon pastrimin e Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore nga politikanë të korruptuar dhe të lidhur me krimin. Basha kërkoi edhe ndihmën dhe mbështetjen e SHBA në këtë proces, që e cilësoi si jetik per vendin.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të PD, Basha nënvizoi se ky është një proces pastrimi, që nuk pengon hetimet e drejtësisë për politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Basha vijoi më tej duke theksuar se ‘ndonëse ligji i dekriminalizimit, që u realizua falë këmbënguljes dhe vendosmërisë së PD, nxori jashte institucioneve 333 persona  me rekorde kriminale, sot lidhja krim-politike ka gjetur forma te tjera për të qenë në krye të institucioneve vendimmarrëse nga Kuvendi dhe Qeveria, në bashki, polici e kudo’.