HomeAktualitetKryesore

“Basha ka financuar Presidentin e SHBA”?! Frrok Çupi del me deklaratë të fortë: Kush rrezikon më shumë!

“Basha ka financuar Presidentin e SHBA”?! Frrok Çupi del me deklaratë të fortë: Kush rrezikon më shumë!

Analisti Frrok Çupi në emisionin “Real Story”, komentoi të përbashkëtat dhe dallimet sipas tij, mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-SË Lulzim Basha.

Çupi shprehet se e përbashkëta është fakti se që të dy keqpërdorin Kushtetutën e Amerikës dhe parimin e lobimit. Ndërsa për dallimet mes tyre, analisti theksoi se fondet e përdorura nga Rama nuk janë deklaruar në Departamentin Amerikan, ndryshe nga çka ndodhur me Bashën.

“Basha ka financuar Presidentin e SHBA, që do të thotë ka përzier në një çështje të pistë financimesh vetë kreun e shtetit të Amerikës. Basha është i akuzuar në Shqipëri për pastrim parash, pasi nuk ka dëshmuar asnjëherë shumat e vërteta dhe nga kanë ardhur. Sipas ligjit, rëndohet më shumë pozita e Bashës”, theksoi Frrok Çupi.