HomeAktualitetDebat

Basha kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme por nuk i zbaton parimet, Ristani: Hilanjozi e afroi datën e zgjedhjeve

Basha kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme por nuk i zbaton parimet, Ristani: Hilanjozi e afroi datën e zgjedhjeve

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, u shpreh sot i prerë në emisionin ‘Breaking’ se ka marrë vendimin ë të mos kandidojë për postin e kryetarit.

Ristani u shpreh se do vijojë që të japë kontributin e tij brenda PD-së, por jo duke qenë kryetar. Ai shtoi se do vijojë me ëndrrën e tij në politikë.

Ndërsa i pyetur se kë sheh politikisht të aftë për të kandiduar për kryetar i PD-së, Ristani përmendi emrin e Fatbardh Kadillit.

“Kandidaturë serioze që është vetë shpallur është Fatbardh Kadilli, një burrë që jetën e ka me PD dhe karrierën me PD.

Ish-sekretar i burimeve njerëzore në Partinë Demokratike. Do të jetë e vështirë me kandiduar edhe emra të tjerë, pasi Basha i afroi zgjedhjet”, tha ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Sipas tij, ky nxitim i Bashës i vë në vështirësi kandidaturat e tjera, pasi nuk është garë e thjeshtë.

“Është garë që kërkon të bisedosh me demokratët në gjithë Shqipërinë. E kjo do kohën e vet. Hilanjozi mbetet hilanjoz, pasi afroi datën.

Një kandidat duhet të hartojnë programin e tyre, e kjo nuk është e thjeshtë. Nuk ju dha mundësi kandidatëve rivalë që të përgatiten”, tha Ristani.

Më pas ish-sekretari i Përgjithshëm i PD-së tregoi se cili do të jetë pozicioni i tij në PD, nëse Basha shpallet sërish kryetar partie më 13 qershor.

“Nuk e lidh vazhdimësinë time me qejfet e Bashës, por me dëshirat e mia dhe me faktin se do vijoj të kontribuoj për PD dhe brenda PD-së.

Zërin publik dhe mendimin politik nuk e kam të kushtëzuar duke qenë pjesë e anëtarësisë në kryesi apo këshill.

Kam një përvojë tashmë të gjatë në politike dhe do vijoj ta mbaj profilin tim me mundësitë që jep sot mendia”, tha Ristani.