HomeAktualitet

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish deputetit socialist Maro Bello

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të ish deputetit socialist Maro Bello

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për ikjen nga jeta të ish deputetit socialist, Marko Bello pas betejës me COVID-19.

‘Mësova me hidhërim për ndarjen nga jeta të ish-ministrit dhe ish-deputetit Marko Bello. I shpreh ngushëllimet e mia familjes Bello për humbjen e babait dhe bashkëshortit të përkushtuar, dhe të gjithë miqve dhe kolegëve që humbën të afërmin dhe mikun e tyre të dashur.

Marko Bello do të kujtohet si një qytetar dhe politikan i principtë dhe i moderuar, i prirur drejt bashkëpunimit për hir të interesave të vendit. U prehtë në paqe!’-shkruan Basha në Twitter.

Marko Bello ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë për tre mandate, nga viti 2001-2013. Gjatë kësaj periudhe ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.

Ndërkohë, në periudhën 1997-2000, Marko Bello ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.