HomeAktualitetKryesore

Lylzim nuk i shmangesh dot po hetohesh në tre shtete! Nuk je opozita në SHBA dhe Skoci

Lylzim nuk i shmangesh dot po hetohesh në tre shtete! Nuk je opozita në SHBA dhe Skoci

Zv. Kryeministri Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Mbrëmje”, ka komentuar kërkesën e Prokurorisë, për të thirrur të japë dëshminë, kreun e PD, Lulzim Basha.

Braçe ka thënë se ai mbetet i pafajshëm, deri në momentin që të përfundojnë hetimet, që sipas tij duhet të zhvillohen sipas ligjit.

Braçe tha se Basha është i vetmi në Shqipëri që po hetohet në tre shtete. “Veprimet e Prokurorisë nuk duhet të jenë pjesë e komenteve publike. PS e ka bërë të qartë këtë në harkun e 6 viteve.

“Deri në periudhë që drejtësia jep vendimin, zotëria është i pafajshëm. Refuzon në mënyrë të qartë që të hetohet, madje përpiqet që të pengojë hetimet. Zotëria është i vetmi në Shqipëri, që po hetohet në tre shtete, Skoci, SHBA dhe Shqipëri”,- u shpreh Braçe.