HomeAktualitetKryesore

Basha nuk i beson dhe e refuzon thirrjen e Ilir Metës: Ja si reagon “fortë” në rrugë duke kërkuar protestues!

Basha nuk i beson dhe e refuzon thirrjen e Ilir Metës:  Ja si reagon “fortë” në rrugë duke kërkuar protestues!

Ilir Meta nga Durrësi ditën e sotme u bëri thirrje palëve që të ulen në dialog dhe të lënë demonstrimet e forcës përmes mitingjeve dhe anti-mitingjeve. Por, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka refuzuar thirrjen e kreut të shtetit.

Nga Rrogozhina ku ishte në një takim me simpatizantët, ai deklaroi se opozita është e vendosur për të larguar Edi Ramën me protesta ushtarësh ndërsa siguroi demokratët që nuk do të ketë kompromise dhe pazar.

Basha tha:

“Nuk ka e nuk do të ketë pazar apo kompromis mbi sakrificën tuaj.Nuk ka e nuk do të ketë asnjë zgjidhje tjetër përveç një zgjidhjeje të thellë politike, që do të bëjë të mundur që ëndrra e çdo të riu dhe çdo prindi, pensionistëve, fermerëve për një Shqipëri europiane të bëhet realitet.”

Pas këtij fjalimi të gjithë shpërthyen në ovacione dhe lot nga shakat e ktrripura të Lulit