HomeDebat

Basha nuk paraqitet në gjyq, reagon Balla: Zakoni i vjetër, bën shejtan budallain, dërgoi në seancë ”të punësuarit” e tij!

Basha nuk paraqitet në gjyq, reagon Balla: Zakoni i vjetër, bën shejtan budallain, dërgoi në seancë ”të punësuarit” e tij!

Mesditën e sotme në Gjykatën e Krimeve të Rënda kanë mbërritur Ivi Kaso dhe Gazment Bardhi nga PD dhe Taulant Balla, i cili ka bërë edhe padinë për kreun e PD Lulzim Basha të cilin e akuzoi për nxjerrje të sekretit hetimor për vjedhjen e 3.4 milionë Eurove të kapura në Portin e Durrësit në 2 Toyota Yaris.

Por kryedemokrati Lulzim Basha nuk ka qenë i pranishëm sot në seancë, pasi u tha se ai ka udhëtuar drejt SHBA-ve.

“Ky bën shejtan budallain, sot me informon avokati që sot Basha nuk është paraqitur për t’u përballur me mua personalisht për shpifjen, nëse do të kishte burrërinë, do të ishte ai i pari që të shkonte në prokurori. Nuk e bëri, sot nuk është paraqitur, thonë që ka ikur në SHBA, nëse është atje, nëse nuk është trill për t’u fshehur se e ka zakon t’i fshihet drejtësisë. Nëse është atje, ka detyrimin e ligjit që para organeve amerikane të japë shpjegimet për aferën 500 mijë dollarëshe me paratë ruse për PD”- tha Balla, teksa nisi avoketët në seancë që të përballen me “të punësuarit e Bashës”, si i quajti ai.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Balla e njoftoi vendimin për padinë ndaj Lulzim Bashës përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, menjëherë pasi Basha bëri akuzën ndja tij në Kuvend.

“Një padi për veprën penale të shpifjes tek Krimet e Renda dhe një kallëzim penal te Prokuroria e Tiranës për Lulzim Bashën!”-shkruajti Balla

Kallëzimin deputeti socialist e bëri në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.Taulant Balla akuzon kështu zotin Basha për nxjerrjen e sekretit hetimor, në lidhje me dy automjetet tip “Toyota Yaris” që u bllokuan në portin e Durrësit, brenda të cilave u gjetën rreth 3.4 milionë euro.