HomeAktualitet

Basha “revoltohet” nga Hollanda me mjerimin e paraqitur në kronika (Video)

Basha “revoltohet” nga Hollanda me mjerimin e paraqitur në kronika (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike e ka dëshmuar se fundjavat i ka të shenjta dhe arratiset drejt Hollandës, madje sot ka zgjedhur që t’i qajë  hallet  popullit duke publikuar kronikat e televizioneve.  Ai sjell në vëmendje rastin e familjes Xhema, të cilës i është hequr ndihma ekonomike, vetëm pse kryefamiljari ka qenë dy muaj i punësuar.

“Shikojeni kroniken me poshte. Kesaj familje i kane hequr ndihmen ekonomike sepse kryefamiljari ka qene 2 muaj i punesuar. Meqe ka punuar 2 muaj, e kane penalizuar 6 muaj nga ndihma. Prej muajsh i papune, kryefamiljari do qe te punoje, por pune nuk ka e nuk gjen. Edhe pse pa pune, Rama e ndeshkon pse ka punuar 2 muaj.
Pune nuk ka. Dhe nuk ka njeri ta besoje se keto familje zgjedhin 50 mije leke ndihme, para nje rroge.
Jo mashtrimet e Rames, por ky eshte realiteti i mbi 20 mije familjeve qe ju eshte hequr pa asnje shpjegim buka e femijeve”, shkruan Basha.